E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Kufijtë e Kosovës, të pacënueshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi sot se kufijtë e Kosovës janë të pacënueshëm dhe se është detyrim i Kuvendit që të respektojë Kushtetutën e vendit.
Pasi u shpreh në favor të dërgimit të policisë speciale në veri të Mitrovicës, si ndihmë për sigurinë në atë pjesë të vendit, Krasniqi theksoi se "Ne nuk paragjykojmë ndarjen, kufijtë janë të pacënueshëm, obligim yni dhe i Kuvendit është konform kushteve dhe ligjeve në fuqi".

Ndërsa lidhur me bisedimet e paralajmëruara me Beogradin, Krasniqi rikujtoi se bisedimet politike kanë përfunduar, kurse për çështje teknike do të ndërmjetësojë EULEX-i.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›