Ekstradimi i ish-presidentit të BeH, Londra rrëzon kërkesën e Serbisë
Gjykata e Londrës ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-presidentit të Bosnje- Hercegovinës, Ejup Ganiq, lidhur me akuzat se ai ka qenë i përfshirë në krime lufte në Bosnje në fillim të viteve 90-të. Ndaj Ganiq dhe 18 personave të tjerë, Beogradi ngriti akuzën për vrasjen e më shumë se 40 ushtarëve jugosllavë, të cilëve iu ishte lënë rrugë e lirë që të largoheshin nga Sarajeva në vitin 1992.
Duke dhënë vendimin për këtë çështje, gjykatësi britanik u shpreh se kërkesa për ekstradimin e Ganiq kishte motive politike dhe se Serbia nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme për ta mbështetur këtë kërkesë. Ejup Ganiq, ish-zyrtar i lartë boshnjak, kreu përkohësisht funksionet e presidentit të Bosnje- Hercegovinës, kur presidenti Alija Izetbegoviq u mbajt peng nga forcat serbe në aeroportin e Sarajevës.
Ish-presidenti 64-vjeçar i Bosnjes, i cili i ka hedhur poshtë akuzat, u ndalua në një nga aeroportet e Londrës ndërsa po largohej nga Britania pas një vizite te shkurtër akademike në mars të këtij viti. Ndonëse vendimi i gjykatës britanike nuk la shteg të hapur për apelim, zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq, bëri të ditur se Beogradi do të apelonte ndaj këtij vendimi.
Autoritetet serbe shprehen se gjykimi i Ejup Ganiq-it për krime lufte do të vendoste ekuilibrin e ballafaqimit të të gjitha palëve me drejtësinë lidhur me pasojat e konfliktit në ish-Jugosllavi.
Delina Bitraku < I mëparshmi