E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE emëron shefin e ri të EULEKS

Bashkimi Evropian emëron Havier Bu dë Marnjak si kreun e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Vendimi u mor me rekomandimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtëme dhe Sigurinë, Katerinë Ashton.

Dë Marnjak, që zëvendëson në këtë post Iv dë Kermabon, do të fillojë nga detyra më 15 tetor. Mandati i tij është një vit dhe mund të përtërihet pas kësaj periudhe.

Zonja Ashton tha se shefi i ri i EULEX-it ka cilësitë e duhura drejtuese për të vënë në zbatim një operacion të madh të sundimit të ligjit në një mjedis kompleks. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›