E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, 121 kërkesa për njohje

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës pas publikimit të mendimit këshillëdhënës së GJND-së u ka dërguar 121 kërkesa të ripërsëritura për njohje të pavarësisë ministrive të punëve të jashtme të shteteve që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme. Krahas kërkesës për njohje, ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni, po qëndron në Nju Jork ku ka zhvilluar një numër takimesh me përfaqësues të akredituar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në të gjitha këto takime, sipas ministrisë së punëve të jashtme, Ministri Hyseni u ka shpjeguar bashkëbiseduesve të tij përmbajtjen, kuptimin dhe rëndësinë e mendimit këshillëdhënës të GJND-së që sipas tij rikonfirmon të drejtën e Kosovës për shtetësi.

Në takimet që ka zhvilluar, Ministri Hyseni ka thënë se, për shtetet të cilat e kanë shtyrë aktin e njohjes në pritje të mendimit, tani është koha që të lëvizin në drejtim të njohjes formale. Për shkak të një diplomacia intesive të Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, ministria e jashtme nuk ka bërë të njohur emrat e përfaqësuesve të shteteve me të cilët është takuar ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni.

Nga ana tjetër Presidenti i Serbisë ka dërguar 55 emisarë special në vende të ndryshme të botës për t’u bërë thirrje shteteve të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›