E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen nga Gjermania dy persona

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, gjatë ditës së sotme, ka kryer ekstradimin nga Gjermania drejt vendit tonë, të dy shtetasve shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ata janë Ledio Jorgaq Pogaçe 35 vjeç dhe Ilia Koço Bregu, 34 vjeç.
 

35 vjeçari Pogace,Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 14 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim" dhe "Armëmbajtjes pa leje". Ndërkaq, Ledio Pogaçe ka vrarë me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasin Gëzim Tafa, në një lokal në qytetin e Fierit, pas një sherri të ndodhur ndërmjet tyre.
 

Shtetasi i dytë, Ilia Bregu, lindur në Leskovik, Kolonjë, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike". Në muajt shkurt-mars të vitit 2010, në bashkëpunim dhe me dy shtetas te tjerë ka mbajtur me qëllim tregtimi një sasi prej 2815 g lëndë narkotike e tipit heroinë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›