E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Reagime ndaj arrestimeve per krime lufte

Grupe qytetaresh kane protestuar sot ne Prishtine dhe ne Malisheve duke kundershtuar arrestimet e djeshme te nje grupi ish pjesetaresh te Ushtrise lirimtare te Kosoves. Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine leshoi dje nje urdher arrest per deputetin e Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj dhe nente persona te tjere nen dyshimet per perfshirje ne krime lufte. Nente persona jane arrestuar dje ne nje operacion ne shkalle te gjere te EULEX-it nen dyshimet per vrasje tortura dhe veprime te tjera penale te bera kunder civileve shqiptare dhe serb te Kosoves si dhe ndaj te burgosurve te luftes ne qendra te paraburgimit ne Kosove ne vitin 1999. Tete prej tyre jane paraqitur para gjykates e cila ka caktuar paraburgimin 30 ditesh per pese prej tyre dy jane vene ne arrest shtepie ndersa nje eshte urdheruar qe te paraqitet ne kohe te caktuar ne polici. Personi i nente eshte arrestuar ne Zvicer dhe tash pritet dorezimi i tij tek autoritetet e rendit ne Kosove.

Nderkaq deputeti Fatmir Limaj tha mbreme se eshte i gatshem te perballet me drejtesine dhe te jap ndihmesen e tij per vendosjen e sundimit te ligjit ne Kosove.

Une jam ne dispozicion te plote te organeve te drejtesise. Ligji duhet respektuar keshtu qe kurdo qe thirr do te jem ne dispozicion te ligjit tha zoti Limaj.

Nuk ka pasur ndonje veprim ligjor ndaj zotit Limaj i cili ka imunitet ne cilesine e tij si deputet i Parlamentit te Kosoves. Sipas Kushtetutes se Kosoves deputeti i Parlamentit nuk mund te arrestohet dhe as ndalohet perderisa eshte duke kryer detyrat e tij si deputet pa pelqimin e shumices se te gjithe deputeteve te Parlamentit. Por kjo nuk pengon hetimet ndaj tij.

Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998.

Arrestimet e djeshme kane nxitur reagime ne Kosove. Ministri i Forces se Sigurise Agim eku i cili gjate luftes ishte komandat i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise lirimtare te Kosoves u shpreh i shqetesuar me faktin qe po vazhdon ngritja e aktakuzave per ish-luftetaret e UK-se.

Po harrohet fakti se ketu ka ndodh nje lufte ku e ka pas pushtuesin ne kete rast Serbine dhe clirimtaret ne kete rast Ushtrine lirimtare te Kosoves. Te gjitha keto perpjekje te sponsorizuara nga Serbia jane perpjekje per ta paraqitur Serbine si viktime. Dihet se kush eshte viktime dhe kush agresor. Une kur nuk jam pajtuar dhe kur nuk do te pajtohem dhe askush nuk mund te me bind se ushtaret e ushtrise lirimtare te Kosoves kane bere krime. Lufta nuk eshte loje shahu lufta eshte situate per vdekje apo per jete tha ministri eku.

Ndaj arrestime eshte protestuar sot ne Malisheve prej nga vijne pjesa me e madhe e te arrestuarve dhe ne Prishtine ku nje grup studentesh kerkuan sic u tha ti jepet fund ndjekjes se luftetareve te lirise.

Kunder ketyre arrestimeve kane reaguar Organizatat e dala nga lufta. Ne nje reagim te ketyre organizatave shprehet sic thuhet indinjata me rastin e arrestimeve te veteraneve te luftes se Ushtrise lirimtare te Kosoves nga Malisheva dhe Lipjani. Ne reagim theksohet se veprimet e EULEX-it jane te pabazuara e te papergjegjshme me qellim te njollosjes se luftes clirimtare dhe per te provokuar nje situate te tensionuar ne Kosove.

Ndaj arrestimeve kane reaguar edhe nje pjese e partive politike. Levizja Vetevendosje ka nenvizuar se arrestimet e djeshme jane nje sherbim i radhes per Serbine ne negociata dhe senepermjet kesaj strategjie EULEX-i po mundohet ta diskreditoje Kosoven si dhe ti jape perparesi morale Serbise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›