E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i 30-vjeçarit në lumin Erzen, nuk dihen arsyet

Një kufomë është gjetur sot në Shijak në grykederdhjen e lumit Erzen. Mësohet se trupi i përket shtetasit Admirim Sade, 30 vjeç. Ndërkaq, sipas burimeve paraprake të policisë, dyshohet se viktima vuante nga depresioni.

Pas gjetjes së kufomës kanë qënë banorët ata të cilët kanë njoftuar policinë, e cila menjëherë ka shkuar në vendngjarje bashkë me një grup hetimorë.

Ndërkohë kufoma është përcjelle drejt morgut për të bërë edhe autopsinë ligjore, që do të përcaktojë se cili ka qenë shkaku i vdekjes së 30-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›