E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen nga Gjermania trafikanti i droges dhe vrasesi ne kerkim nderkombetar

Foto ilustruese ekstradim

Tirane 17 mars 2011 NOA- Diten e sotme jane ekstraduar drejt vendit tone nga Mynihu i Gjermanise dy persona te akuzuar per vrasje dhe trafikim te lendeve narkotike.

I pari i ekstraduar eshte Ledio Pogace 35 vjec lindur ne Fier te cilin Gjykata e Fierit e ka denuar me 14 vjet e 8 muaj burg per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me paramendim dhe Armembajtjes pa leje.

Pogace akuzohet se ne vitin 2004 ka vrare me arme zjarri tip pistolete shtetasin Gezim Tafa ne nje lokal ne qytetin e Fierit pas nje sherri te ndodhur ndermjet tyre.

Ndersa i ekstraduari i dyte quhet Ilia Bregu 34 vjec lindur ne Leskovik Kolonje per te cilin Gjykata e Tiranes  ka vendosur masen e sigurise arrest me burg pasi akuzohet per kryerjen e vepres penale  Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike

I ekstraduari Bregu akuzohet se ne muajt Shkurt-Mars te vitit 2010 ne bashkepunim dhe me dy shtetas te tjere ka mbajtur me qellim tregtimi nje sasi prej 2815 g lende narkotike e tipit heroine.

Keto dy ekstradime u kryen si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden  ne Gjermani  ku gjate vitit te kaluar u arrestuan dy te kerkuarit me qellim ekstradimin e tyre drejt vendit tone.

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve mori ne dorezim Bregun dhe Pogacen per te kryer procedurat e metejshme.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBien ne prangat e policise dy trafikante drogeEkstradohen dy persona te kerkuar per vrasje Lirimi i trafikantit te droges Turgut KLD kontroll gjyqtareve te Apelit PS Flet per lufte kunder droges i akuzuari per vjedhje e vrasjeInter mund Bajernin italianet spektakel para gjermaneve Lidhjeekstradohen Gezim Tafa gjermani Ilia Bregu Interpol Tirana Ledio Pogace lende narkotike Mynih trafikim vrasje

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›