Myftiu i Shkodres akuza pushtetit lokal Po mban peng pronat tona

SHKODR- Perndjekja fetare ne dem te pronave te komunitetit mysliman dhe akuza ndaj pushtetit vendor ne Shkoder kane qene ne qender te nje deklarate te Myftiut te Shkodres Imam Muhamed Sytari dhene paraditen e se merkures ne kete qytet. Sytari ka akuzuar pushtetet qe kane qeverisur vendin ne keto 20 vjet dhe njerezit e lidhur me politiken te cilet sipas tij me menyra te ndryshme kane marre pronat vakef te ketij komuniteti dhe po i gezojne pa te drejte.
Sipas Sytarit kjo eshte nje perndjekje fetare qe po ushtrohet qe nga viti 1967 mbi pronat e myslimaneve shqiptare e ne menyre te vecante mbi vakefet e Shkodres. Sytari duket se i drejtohet kreut te baskise ndersa shprehet se ta dine pushtetaret qe u mbaron mandati me 8 maj te ketij viti dhe te tjere pos tyre se Myftinia Shkoder eshte e vendosur te mos heshte perballe padrejtesive 44-vjecare te kesaj kryqezate moderne ndaj saj.
Ai vijon duke u shprehur se i bej apel te gjithe atyre qe duhet te degjojne sot zerin tone te marrin masa te menjehershme per prishjen e objekteve te paligjshme ne Zogaj ne Zdralej etj para se kjo neglizhence e qellimshme ndaj pronave tona te nxise reagime demokratike qe askujt sdo ti pelqenin sidomos ne kete periudhe ne prag te zgjedhjeve lokale.
Po ne te njejtin drejtim ai ka folur ndersa eshte shprehur se keta njerez nuk deshiron ti shohe ne festat e myslimaneve. Nuk eshte larg vemendjes zullumi me hotel Rozafen ku Myftinia Kisha Ortodokse dhe disa familje shkodrane jane pronare te vertete te truallit te saj. Sot e gezojne njerez me pushtet qe vijne te na urojne edhe bajramet. Do te isha i lumtur te mos i shikoja me fytyrat e tyre ne gezimet tona Ne Zdralej Qendra Tregtare e Myftinise sone po ngelet peng e meskinitetit dhe degradimit te pushtetit lokal qe nuk zbaton nje urdher te prere te Gjykates se Apelit ne favor te Myftinise sone.
Nuk ka rekurs ne bote te legjitimoje haramin qe konsumohet muaj per muaj mbi pronen tone ne ate zone.
Ne Zogaj nje individ qe ka grabitur pronen tone sfidon nje Myftini nje Bashki nje Polici Prane xhamise se Plumbit i njejti realitet. Shembuj te tjere flene ne sirtaret e zyrave te pushtetareve burokrate te ketij vendi. Me tej ne deklaraten e numrit nje te Myftinise se Shkodres i behet apel shtetit shqiptar qe te degjoje zerin e komuniteteve fetare dhe te respektoje te drejtat e tij te ligjshme duke paralajmeruar dhe reagime demokratike ne prag te zgjedhjeve vendore.
Nese per 23 vite me radhe Myftinise Shkoder iu sekuestruan dhe iu shkaterruan pronat e saj duke perfshire xhami e objekte te tjera gjate ketyre 21 viteve po behet nje baterdi e vertete mbi keto prona. Me dhjetera e qindra dosje me pronat e Myftinise sone qe ende sot nuk kane marre asnje pergjigje bejne nje gjume te parehatshem ne zyrat e gjykatave agjencive te kthimit te pronave etj.
Myftiu i Shkodres Muhamet Sytari ka lajmeruar se ne ritualin e dites se premte qe ne fene myslimane njihet se hytbeja e xhumase do te behet thirrje per komunitetin mysliman te Shkodres per te reaguar ndaj asaj qe Sytari e quan zullume primitive te pervitshme mbi pronat tona.
Vitet e fundit perplasjet mes drejtuesve te ndryshem te Myftinise se Shkodres pushtetit lokal institucioneve te drejtesise dhe agjencise se kthimit dhe kompensimit te pronave kane qene te shpeshta dhe shkak se kane qene pronat e vakefit qe ne Shkoder nuk jane te pakta dhe ndodhen ne zonat kryesore te qytetit. Drejtuesit e Myftinise se Shkodres kete problem here pas here ia kane bere te ditur edhe titullareve te shtetit shqiptar dhe perfaqesuesve nderkombetare por pa gjetur zgjidhje. Aktualisht Bashkia e Shkodres drejtohet nga Lorenc Luka i cili do te jete serish kandidat i PD-se ne zgjedhjet lokale te 8 majit.