Djali i deputetes Dade ne gjyq vetem per armembajtje
TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit bazuar ne ekspertizen e eksperteve te Institutit te Mjekesise Ligjore dhe deklarimeve te shtetasit Edrin Lufi i pushuan akuzen e plagosjes te pandehurit Besnik Dabulla i njohur si djali i deputetes se Partise Socialiste znj. Arta Dade duke derguar per gjykim vetem per akuzen e armembajtjes pa leje.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe atyre te Gjykates se Shkalles se Pare ku me ndihmen e shortit elektronik kryesekretaria ka caktuar gjyqtarin Albert Mece per gjykimin e te pandehurit. Sipas dosjes me nr. 1151 te regjistruar prane togave te zeza me date 11 mars 2011 i pandehuri Besnik Dabulla do te gjykohet vetem per vepren penale te Mbajtjes pa leje te armeve luftarake pasi akuza e plagosjes eshte pushuar me heqje dore nga ndjekja penale nga vete viktima e kesaj ngjarje.
Sipas dosjes mesohet se akt-ekspertimi i kryer nga Instituti i Mjekesise Ligjore ka arritur ne perfundimin se plagosja me arme e shtetasit Edrin Lufi i njohur ndryshe edhe si nipi i ish-kryeministrit Adil arcani eshte cilesuar si plagosje e lehte. Bazuar ne kete prove te rendesishme prokuroria ka ngritur edhe akuzen e plagosjes se lehte por me ndryshimet e Kodit Penal kjo veper mund te pushohet nese viktima e kesaj plagosje vendos heqje dore nga ndjekja penale.
Keshtu qe viktima e kesaj plagosje njeherazi shoku i ngushte i autorit shtetasi Edrin Lufi pervec se me kembengulje ka kerkuar mos ndjekjen penale te shokut te tij Besnik Dabulla por eshte shprehur ne deklarimet e tija se plagosja e tij ka qene aksidentale. E ndodhur ne keto kushte prokuroria ka pranuar kerkesat e nipit te arcanit shtetasit Edrin Lufi dhe ka vendosur pushimin e akuzes per plagosje te lehte dhe duke e derguar per gjykim vetem per akuzen e armembajtjes pa leje edhe pse kjo arme nuk eshte gjetur dhe as sekuestruar.
Ngjarja per te cilen akuzohet djali i deputetes se PS-se shtetasi Dabulla ka ndodhur mbremjen e dates 5 janar ne makinen e ketij te fundit ku sipas tij pa dashje ka shkrehur armen duke plagosur ne barke shokun e tij Edrin Lufi te cilit i jane demtuar vetem disa inde dhjamore. Vete i plagosuri ka kerkuar nga policia dhe prokuroria mos te ndiqet penalisht shoku i tij Dabulla per ngjarjen pasi gjithcka ka qene aksidentale duke dorezuar edhe nje deklarate noteriale gjate dhenies se deshmise se tij ne polici diten e ngjarjes dhe ne prokurori gjate fazes hetimore.