E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen nga Kosova dy të dënuar për vrasje e trafikim

Interpol Tirana në bashkëpunim me UNMIK-un ka bërë të mundur ekstradimin nga Kosova drejt vendit tonë të dy personave të kërkuar për vrasje dhe trafikim.
Kështu është bërë e mundur ekstradimi i 28-vjeçarit Gerald Mitre, lindur në Kolonjë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje".
28-vjeçari në datën 02.01.2006, në Londër, Angli, ka vrarë duke e goditur me thikë, shtetasin britanik Aaron Stokes, për motive të dobëta.
Ndërkohë interpoli gjithashtu ka bërë të mundur ekstradimin e 49-vjeçarit Isat Metaliaj, lindur në Tropojë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të femrave për prostitucion".

Sipas informacioneve 49-vjeçari Metaliaj në bashkëpunim me një preson tjetër, kanë trafikuar për qëllime prostitucioni në Kosovë, shtetasen E.M., kundrejt shumës prej 300 Eurosh.
Ndërkohë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, këta shtetas i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›