Gërdeci, punonjës të bashkisë së Vorës homazhe për viktimat
Punonjës të bashkisë së Vorës të kryesuar nga kryetari Fiqiri Ismaili ka kryer sot homazhe në fshatin Gërdec në kujtim të 26 viktimave të tragjedisë.
Ata kanë vendosur kurora me lule në vendin ku më 15 mars të vitit 2008 shpërtheu depoja e municioneve në Gërdec.
Gjithçka ka ndodhur kur 21 grupe prej 3 vetash ishin duke çmontuar municione luftarake që ishin të grumbulluar në depo prej shumë vitesh.
Ndërkohë pasdite e sotme Partia Socialiste do të zhvillojë një protestë në Gërdec në kujtim të 26 viktimave të kësaj tragjedie për të kërkuar drejtësi.