Durrës, pranga 65-vjeçarit, i shpallur në kërkim

Në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, sherbimet e policisë kufitare kanë bërë të mundur prangosjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Haziz Xhyra, 65 vjec, ishte shpallur në kerkim nga Drejtoria e policisë Qarkut Fier, pasi është deklaruar fajtor për vepren penale të shfrytezimit të prostitucionit dhe është dënuar me 16 vjet burg.
Në momentin e kapjes, ky shtetas po tentonte të hynte nëpërmjet portit të Durrësit në territorin shqiptar nga Italia dhe ka paraqitur para policise, dokumentacion me gjeneralitete të një shtetasi tjetër.