Ekstradohet beratasi i akuzuar per perdhunim
Nje 19-vjecar i akuzuar per perdhunim eshte ekstraduar diten e djeshme nga Athina drejt vendit tone. Zyra Qendrore Kombetare e Interpolit deklaroi se eshte ekstraduar nga Athina shtetasi shqiptar i shpallur ne kerkim nderkombetar Myslim Sani 19 vjec lindur ne Berat. Sani eshte denuar nga Gjykata e Vlores me 2 vjet e 8 muaj burg per kryerjen e vepres penale te Marredhenieve seksuale me dhune me te rritura mbetur ne tentative parashikuar nga nenet 102/2 dhe 22 te Kodit Penal. Shtetasi Myslim Sani ne bashkepunim me nje tjeter shtetas ne vitin 2008 ne qytetin e Vlores kane tentuar te kryejne marredhenie seksuale me dhune me nje shtetase shqiptare. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Athinen u mundesua arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i shtetasit Myslym Sani.