Papandreu nuk dorëhiqet, heq dorë nga referendumi

Papandreu propozoi mbajtjen e bisedimeve me opozitën për të arritur konsensus mbi marrëveshjen, duke shtuar se referendumi nuk ka qenë kurrë qëllim në vetvete.
Katër ministra, përfshirë edhe atë të Financave, kundërshtuan idenë e mbajtjes së një referendum teksa pati thirrje edhe për dorëheqjen e Papandreut.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ia bënë të qartë Papandreut se nuk do të marrë asnjë cent nga fondet e premtuara të shpëtimit pa vendosur nëse do të qëndrojë në Eurozonë apo jo. Mediet greke shrehen se presioni i dyshes Merkel-Sarkozi mund të ketë bërë që Papandreu të ndërrojë mendje.
"BBC" njftoi me parë se sipas burimeve nga Athina, Kryeministri grek do të jepte dorëheqjen brenda orës, pasi të përfundonte mbledhja urgjente e qeverisë dhe Papandreu të takohej me Presidentin Karlos Papulias.
Në anën tjetër, zyra e Presidentit grek ka konfirmuar për “BBC”-në se nuk ka takim të planifikuar me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.
Ndërkohë, sipas “Reuters”-it, një zëdhënës i qeverisët tha se maxhoranca është gati të diskutojë idenë e një qeverie të përkohshme. Kështu, sipas zëdhënësit, qeveria greke ka mirëpritur deklaratat e liderit të opozitës greke, Antonios Samaras, i cili tha bëri thirrje për njëqeveri tranzicioni./Start/F. P/
2011-11-03 15:31