E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i denuari me 25 vjet burg

TIRANE - Interpol Tirana ka ekstraduar dje nga Athina nje shqiptar te denuar me 25 vjet burg qe ne vitin 1989 per kryerjen e vepres penale te vrasjes. Vendimi ka marre forme te prere pasi nuk eshte ankimuar. Lajmin e kane bejne te ditur burime policore zyrtare, sipas te cilave autoriteteve shqiptare u eshte dorezuar ne aeroportin e Rinasit nga koleget greke Defrim Goroveci, lindur ne fshatin Podgorije te Korces. Sipas burimeve, ai ishte denuar ne vitin 1989, por gjate trazirave te vitit 1997 arriti te arratisej nga ambientet e burgut ku vuante denimin. Me pas, shtojne burimet, ai eshte shpall person ne kerkim nderkombetar dhe u arrestua pas nje bashkepunimi te mire mes agjenteve te Interpol Tirana me Interpol Athinen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›