E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdec, shuhet 6-vjecari ne Itali

Sonila Isaku

Viktimat e tragjedise se Gerdecit vazhdojne te rriten nga dita ne dite. Nje tjeter femije ka humbur jeten ne spitalin e Brindisit, si pasoje e plageve te marra, duke pasur nje djegie te shkalles se katert mbi 80 per qind te trupit. Edison Durda, 6 vjec, nga Gerdeci, megjithese ka marre nje mjekim te specializuar ne spitalet italiane, perseri nuk ka mundur t'u beje dot balle plageve te shkaktuara nga shperthimi i barutit. Megjithese mjeket italiane, por edhe interesimi i drejtuesve te Ministrise se Shendetesise ka qene i larte, perseri nuk eshte bere e mundur shpetimi i personave te cilet kane qene ne gjendje kritike per jeten. Nderkohe qe nga te plagosurit, te cilet po kurohen jashte vendit, asnje prej tyre nuk eshte kthyer ne Shqiperi, pasi plaget e marra kerkojne ende trajtim dhe kujdes te vazhdueshem shendetesor.

Edison Durda ka qene vetem 6 vjec dhe nuk ka mundur t'u beje dot balle plageve te marra gjate shperthimit te ndodhur mbi dy jave me pare ne Gerdec. Sipas mjekeve te spitalit te djegie-plastikes, 6-vjecari ne momentet qe eshte nisur per kurim ne Itali ka pasur nje djegie te shkalles se katert, mbi 70 per qind te trupit. "Nje tjeter persona nga te plagosurit e tragjedise se Gerdecit ka humbur jeten mengjesin e djeshem. Eshte pikerisht nje prej femijeve qe po trajtohej ne spitalin e Brindisit, pikerisht Edison Durda, 6 vjec", jane shprehur burimet zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Nderkohe qe gjendja shendetesore e personave te tjere ne kete spital mbetet ne te njejten situate, ashtu sikurse edhe nje jave me pare. Ne Spitalin e Brindisit aktualisht gjenden 4 te plagosur si dhe ne spitalin e Barit 5 te tjere. Pacientet e Spitalit te Barit konsiderohen jashte rrezikut per jeten. Kurse gjate kesaj kohe ne spitalet italiane kane humbur jeten 5 persona, ku rasti i fundit ka qene dje.

Te plagosurit

Nga rreth 300 te plagosurit, qe u trajtuan dy jave me pare ne spitalet e vendit, aktualisht vetem 11 prej tyre vazhdojne te mjekojne plaget ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, ndersa ne Spitalin Ushtarak kane dale dje te gjithe te shtruarit. Sipas Ministrise se Shendetesise, pacientet e plagosur te mbetur ne QSUT nuk kane ndonje problem te rende shendetesor, nderkohe qe ne spitalin turk ne Tirane, vazhdon te jete i shtruar polici i plagosur, Dritan Memoci, i cili u kthye nga Selaniku dhe po kurohet ne vend. Deri tani numri i te plagosurve te derguar per kurim me te specializuar eshte 17 paciente. Ku 11 prej tyre gjenden ne Itali (Mehmet Saliu, Sabrie Picari, Ervis Sejdo, Meltina Haka, Qemal Deliu, Xhafer Breti, Klodian Kodra, Viktor Nikolla, Erison Durda, Resmije Kranja, Fatbardha Coku). Ndersa pese te tjere ne Greqi (Bashkim Muka, Rexhina Murati, Medi Selami, Lubjana Beja, Naim Farruku) dhe dy paciente ne Zvicer (Versile Gjata dhe Dylbere Preni). Ndersa numri i viktimave ka arritur ne 23.

Ndihmat

Zyra rajonale e punesimit ne kryeqytet ka menduar qe per t'u ardhur ne ndihme banoreve te Gerdecit te punesoje studentet e sapodiplomuar. Keshtu do te jene studente te shkencave sociale, psikologjise, mjekesise, infermierise si dhe te profesioneve te tjera. "Keta persona per gjashte muajt e ardhshem ne grupe multidisiplinare do te punojne ne Gerdec (Vore) per te asistuar dhe ndihmuar banoret, me qellim kalimin e traumes te pesuar", ka pohuar Thoma Melo, drejtori i Zyres Rajonale te Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›