Ekstradohet i dyshuari si vrasesi i nenes se Lul Cakes

Bledar Yzeiri eshte denuar me 17 vite per vrasje te dyfishte ne Berat dhe kerkohet si bashkepunetor ne vrasjen e Xhevrie Cakes
TIRAN- Ekstradohet nga Belgjika nje nga personat e perfshire ne masakren e familjeve ala dhe Yzeiri ne fshatin Samatice te Beratit gjate periudhes se trazirave te vitit 1997 ndersa dyshohet edhe si bashkepunetor ne rrembimin dhe vrasjen e nenes se Lul Cakes i cili tashme vuan denimin ne burg.
Bledar ala 33 vec nga Berati u ekstradua dje nga kryeqyteti belg Brukseli pasi ishte ne listen e personave te kerkuar nga autoritetet shqiptare te drejtesise pasi eshte denuar nga Gjykata e Fierit me 17 vite burg per vrasje te dyfishte ndaj Neki e Idriz ales ne dhjetor te vitit 1997.
Vrasja mes tyre mesohet se ka ndodhur si shkak i serise se vrasjeve mes dy fiseve ne fshatrat ne kufi mes Beratit dhe Fierit. Nderkaq vec vrasjes se dy personave nga Familja ala Yzeiri 33 vjec eshte i dyshuar edhe si autor i vrasjes se Xhevrie Cakes nenes se Lul Cakes vrasje e ndodhur me 1 korrik te vitit 1999 ne Berat.
Nena e Cakes mesohet se eshte rrembyer dhe me pas eshte vrare ne nje pyll afer lumit Seman prane Beratit dhe Fierit. Per kete vrasje policia e Fierit gjithashtu ka ngritur akuze pak vite me pare ndaj Fatmir Eminit 52 vjec nga Fieri i cili aktualisht eshte ne burg dhe vuan nje denim prej 22 vitesh burg.
Si te perfshire ne serine e hakmarrjeve mes dy familjeve ne Kutalli dhe Samatice Gjykata e Fierit kishte marre mase arresti edhe per Artan Yzeirin 38 vjec i denuar me 18 vjet burg per vrasjen e Shkelqim ales ish-kryetarit te komunes Kutalli. Vec Yzeirit policia ekstradoi dje nga Holanda Gjon Vukajn 42 vjec i njohur nga blute edhe me emrin Besnik Vukaj. Ne vitin 2003 ai eshte denuar me 13 vite burg per vepren e shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese.
Sipas policise Vukaj ne vitin 2000 i ka propozuar per martese nje vajze me emrin L.D dhe bashke jane nisur drejte Italise ne menyre klandestine. Sapo mberriten atje Vukaj detyroi vajzen te ushtronte prostitucion. Ne vitin 2001 e demtuara u kap nga policia italiane dhe u riatdhesua ne Shqiperi.
Sapo mesoi kete fakt Vukaj se bashku me Agron Kurtin e detyruan L.D te ushtronte prostitucion kete here ne Shqiperi ne motele te ndryshme te Tiranes. Pas denoncimit Vukaj u arrestua e u denua me 13 vite burg. Vukaj u arrestua me 27 shtator te vitit 2010 ne Holande me qellim ekstradimin e tij drejt Shqiperise.