E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feston ditelindjen me prinderit vdes nga infarkti i paraburgosuri

PEQIN - Ka gjetur vdekjen ne Burgun e Peqinit pas nje goditje zemre menjehere pas takimit me prinderit e tij. Burime te policise se burgut bejne te ditur se 25-vjecari Ruxhers Mucollari i arrestuar per akuzen prodhim dhe shitje te narkotikeve ka pesuar nje atak ne zemer dhe per pasoje ka gjetur vdekjen ne spitalin e Peqinit.


Policia njoftoi se 25-vjecari banor i Pogradecit ishte vene ne pranga ne muajin qershor te vitit te kaluar dhe qe ne ate kohe ai ndodhej ne dhomat e paraburgimit te Burgut te Peqinit. Ne kohen qe u ndalua nga policia Mucollarit iu gjet me vete nje sasi prej 15 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa.


Nderkohe gjate se merkures diten ne te cilen kishte ditelindjen i riu ka festuar me prinderit e tij te cilet kishin ardhur per ta takuar. Pasi eshte cmallur me familjaret ai eshte kthyer ne qeli. Aty eshte ndier keq dhe per pasoje shoket e qelise kane lajmeruar gardianet per ta cuar ne spital.


Per te riun duket se nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi edhe pas nderhyrjes se mjekeve te spitalit te Peqinit. 25-vjecari Mucollari kishte festuar ditelindjen ne burg ne takimin me familjaret e tij para se te gjente vdekjen. Nga te dhenat e para rezulton se shkak i vdekjes ka qene nje infarkt. I riu sipas informacioneve nga drejtoria e burgut nuk kishte paraqitur shqetesime te meparshme te zemres. Gjithsesi pritet qe trupi i tij ti nenshtrohet nje autopsie per te gjetur shkakun real te vdekjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›