E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet, ishte dënuar me 25 vite burg

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, është bërë e ditur se sot në orën  13:00, u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Dashamir Kolgjini, 39 vjeç, lindur në Elbasan.

Kolgjini është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës në vitin 1995 me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të Vrasjes me dashje për shkaqe të tjera të dobëta dhe Armëmbajtje pa leje.

Kolgjini është shpallur fajtor pasi në vitin 1994, në qytetin e Elbasanit, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Ilir (Rudi) Lazarani,  i cili si pasojë e  plagëve të marra, ka gjetur vdekjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›