Ndotja, Berisha: Vendorët do të gjobiten mbi pagat personale

Sipas tij, Ministria e Mjedisit po përgatit masa të ashpra jo vetëm ndaj inspektorëve mjedisor, por edhe ndaj drejtuesve vendorë.
“Ne do të bëjmë një luftë të vendosur kundër plehra. Ne do të ndryshojmë ligjin që kryetarët e komunave të mbrojnë ambientin. Të jemi të vendosur ndaj çdo ndotësi të ambientit. Ne kemi peizazhe mahnitëse, por po qe se sheh plehra çdo gjë simbolizohet tek ato. Unë po pres nga Ministria e Mjedisit sanksione të ashpra. Ne do të vendosim ndërprerje të rrogës për drejtuesit vendorë nëse nuk mbajnë pastër ambientin”, theksoi Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Sipas tij, asnjë qytetar nuk është fajtor për ndotjen dhe përgjegjësinë për këtë duhet ta marrin të zgjedhurit vendorë. Kryeministri paralajmëroi kontrolle të rrepta edhe për kimikatet e përdorura në bujqësi. “Kontroll më i rreptë i kimikateve që përdoren në bujqësi. Sepse edhe në përbërjen e tyre përbëjnë rrezik nëse kalohen normat. Po kështu, Instituti i Shëndetit Publik, si autoriteti i vetëm kombëtar për ujërat, duhet të marrë masa. Diferenca midis Tiranës dhe alpeve është si nata me ditën për sa i përket ndotjes. Ne duhet t’i qëndrojmë në mënyrën më të vendosur ndotjes dhe ndotësve”, shtoi ai.
Kreu i qeverisë tha se 40 për qind e vdekjeve ndodhin për shkak të ndotjes së ambientit. Në këtë kontekst, ai shtoi se janë në proces largimi edhe 77 pika varrezash makinash për t’u pastruar. /S.Ll/Start/
2011-10-12 11:19