Statusi, sot publikohet “nota negative” për Shqipërinë

Megjithëse pjesë të tij tashmë janë bërë publike, Fyle do ta zyrtarizojë qëndrimin e Komisionit Evropian për hapat e bërë nga Shqipëria në rrugëtimin e integrimit. Sipas agjendës së përcaktuar nga komisioni në orën 12: 30 komisioneri për zgjerim Stefan Fyle do të jetë në komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian ku do të prezantojë paketën e zgjerimit.
Pas këtij takimi që pritet të zgjasë 90 minuta, komisioneri Fyle do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të bëjë publik qëndrimin e KE për këto vende ku do të jepet edhe Shqipëria. Raporti nuk ka ndonjë surprizë të madhe, pasi dihet tashmë se vendi ynë nuk do të përfitojë statusin e vendit kandidat edhe për këtë vit. Sipas KE-së, Shqipëria ka bërë progres të kufizuar, ku aktiviteti i Parlamentit është i pamjaftueshëm.
“Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Qeveria ka bërë përpjekje për të ecur përpara me agjendën evropiane kryesisht përmes planit të aksionit për të plotësuar 12 rekomandimet, por ngërçi politik ka mbajtur peng kryerjen e reformave të nevojshme në vend. Sipas raportit të progresit të Komisionit Europian ka patur disa përmirësime të kufizuara në rregullat e parlamentit shqiptar. “Shqipëria ka aprovuar një reformë të sistemit të drejtësisë dhe një plan aksioni që përbën një bazë të mirë për kryerjen e reformës", thuhet më tej në këtë progres-raport”, thekson raporti.
Raporti I Progresit i Komisionit Evropian vlerëson pozitivisht zgjedhjet lokale të 8 majit. Por sipas këtij dokumenti klima e polarizimit preku edhe këto zgjedhje. Zgjedhjet e 8 majit ishin pozitive dhe procesi i numërimit ishte përgjithësisht i mirë ndërsa ka patur disa probleme me procedurat e postapelimit për zgjedhjet lokale në Tiranë.
"Mirëqeverisja, rendi ligjor, kapacitetet administrative, reformat ekonomike dhe ato për punësimin mbeten sfida në rajon", thekson KE-ja. "Në një numër vendesh reforma të rendesishme u vonuan shpesh si rezultat i zhvillimeve të brendshme politike dhe konflikteve. Ka pasur një numër zhvillimesh shqetësuese në lidhje me lirinë e shprehjes në media", veçon Komisioni Evropian. /Start/
2011-10-12 09:02