Prangoset kosovari, mori 260 mije leke per nje vend pune
TIRANE - Prangoset kosovari, pasi kishte mashtruar nje person, duke i premtuar se do t’i gjente pune ne ambasaden italiane, si dhe do t’i siguronte nje vize “Shengen”. Policia e Tiranes, ka bere te ditur dje se ka arrestuar Afrim Reshanin, 45 vjec, lindur ne Ferizaj Kosove dhe banues ne Tirane, me shtetesi jugosllave e kombesi shqiptare. Ai kishte marre nga denoncuesi dhe nje shume parash prej 260 mije lekesh. Parate ishin marre pas premtimit per gjetjen e vendit te punes. Sipas te dhenave, ka qene mashtrimi per punesim dhe per sigurimin e nje vize ne ambasaden italiane ne Tirane. Gjithashtu 45-vjecari, nga Kosova, eshte vene nen hetim pas dyshimeve per abuzim. Reshani eshte arrestuar ne flagrance paraditen e djeshme, pas perpjekjeve disaditore per ta kapur. Kane qene specialistet e seksionit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar qe e kane vene ne pranga, pas nje denoncimi te bere me pare nga qytetari i mashtruar. I dyshuari eshte bere objekt i nje kallezimi penal kunder tij.
“Nje qytetar e denoncoi 45-vjecarin Afrim Reshani, se ai e kishte mashtruar se do ta punesonte ne ambasaden italiane ne Tirane dhe do ta pajiste me vize “Shengen” dhe ne kembim te ketyre premtimeve qe ka realizuar, i ka marre atij shumen e parave prej 260 mije lekesh”, deklaroi policia e kryeqytetit. Ai kishte disa dite qe ishte vene ne kerkim, por vetem paraditen e djeshme eshte bere e mundur qe te gjendej dhe te arrestohej. Sipas uniformave blu, ai eshte ndaluar ne banesen e tij, ne kryeqytet, ku jetonte me qira, prej disa kohesh. Ne keto kushte, policia tha se i dyshuari, pas arrestimit, perballet me akuzen per vepren penale te “mashtrimit”, pasi ekziston dhe denoncimi i tij, i bere nga viktima. Pasi kishte pritur per disa kohe qe te niste pune ne ambasaden italiane, dhe nuk kishte perfituar as vizen “Shengen”, personi, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, ka vendosur te beje denoncimin ne policine e kryeqytetit, per te marre parate qe kishte dhene. A. Cena
260 mije
Leke i kishte dhene nje qytetar nga Tirana, te arrestuarit Afrim Reshanin, 45 vjec, lindur ne Ferizaj, Kosove, dhe banues ne Tirane, me qellim qe te gjendej pune, por kjo gje nuk ka ndodhur.