E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen ne qelite shqiptare vrasesi i dyfishte Gezim Halitaj Foto

Gezim Sokol Halitaj - Gazmir Haliti

Tirane 18 Shkurt 2011 NOA Foto update 8211 Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana ka kryer sot pasdreke ekstradimin nga Brukseli Belgjike drejt vendit tone te shtetasit shqiptar Gezim Sokol Halitaj.

Personi qe shihni ne foto mban edhe emrin Gazmir Haliti. Ai eshte 42 vjec lindur ne Gurez Kruje.

Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Shkalles se Pare Kruje me vendimin nr.21 date 11.01.1993 e ka denuar shtet me 25 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me dashje.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit i thane agjencise NOA se i ekstraduari Gezim Haliti akuzohet se me date 14 korrik 1992 rreth ores 20.15 si pasoje e nje grindjeje te meparshme ka vrare me arme zjarri dy shtetas perkatesisht Gani dhe Ajet Halitin.

Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Brukseli u be i mundur arrestimi i tij me qellim ekstradimi drejt vendit tone me date 04 nentor 2010 ne Aalst/Belgjike.

Ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas ky shtetas i eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.

e.t/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeAjet Haliti Gani Haliti Gazmir Haliti Gezim Sokol Halitaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›