Vdes punëtori ne Durrës

Një punëtor ka gjetur vdekjen pas rrëzimit nga kati i katërt i një pallati ne ndërtim. Ngjarja ndodhi ne lagjen numër 13 te Durrësit. Sipas policisë, Reshit Farruku, nga Manza, u rrezua pasditen e se enjtes, por ndërroi jete disa ore me vone ne spital për shkak te plagëve te renda. Ekspertet bëjnë me dije paraprakisht se shkak i këtij aksidenti është pakujdesia e punëtorit, por dhe mungesa e kushteve te sigurisë.
Shpërndaje