E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia grabitesi 23 vjecar

style=positionrelativez-index2>

I shpalluri ne kerkim nderkombetar per vjedhje me dhune shtetasi Nikolin Samara 23 vjec lindur ne Korce u ekstradua nga Athina pasditen e djeshme nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana.

Zedhenesja e Policise se Shtetit beri te ditur se me date 8 mars 2010 shtetasi Samara ka kryer vjedhje me dhune ne ambientet e nje lokali ne Korce ne bashkepunim me disa shtetas te tjere.

Mesohet se Gjykata e Apelit Korce me vendimin nr. 27 date 13 prill 2010 ka vendosur ndaj tij masen e sigurise arrest me burg per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me dhune te kryer ne bashkepunim.

Por nga bashkepunimi i Interpol Tiranes me Interpol Athinen u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i shtetasit Nikolin Samara me date 7 janar 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›