Plazhi i vjeter i Currilave mbushet me inerte

A. Ajazi
Plazhi me i vjeter i Durresit ai i Currilave po mbushet me inerte dhe mbeturina te tjera ndertimi duke demtuar zonen e virgjer bregdetare. Alarmin e kane dhene banoret e asaj zone te cilet fajesojne Policine Bashkiake dhe ate te Ndertimit per gjendjen e krijuar por edhe KRRT e Bashkise e cila me lejet e shumta te ndertimit qe ka dhene ne zonen afer bregdetit ka bere qe gjithcka te zihet nga ndertimet shumekateshe. Plazhi i vjeter i Currilave deri tek Berryli qe frekuentohej nga shume qytetare durrsake ne zonen e tashme pothuajse nuk ekziston me. Ne vendin qe dikur qytetare te shumte kishin krijuar ne kete vend plazhin e tyre tradicional sot sheh pirgje pafund me inerte dhe mbeturina te llojeve te ndryshme. Ne vendin ku perfundojne lokalet e shumte ne fund te shetitores Taulantia nje shesh i krijuar duke mbushur detin me materiale inerte duket se eshte vene ne funksion te vazhdimit te shetitores por kjo gje ka zhdukur ne fakt plazhin qe ndodhej ne kete zone. Hapesirat e dikurshme pothuajse po zhduken pak nga pak ndersa plazhi i vjeter tashme gjendet vetem ne kujtesen e banoreve me te vjeter. Banoret fajesojne bashkine per gjendjen e krijuar e cila me lejet e shumta te ndertimit qe ka dhene ne zonen afer bregdetit ka bere qe gjithcka te zihet nga ndertimet shumekateshe duke mos krijuar asnje hapesire te gjelber apo ambiente argetimi per banoret e asaj zone.