E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Janë rritur kreditimet në Lekë

Fullani tha se norma bazë e interesit do të vijojë të jetë e pa ndryshueshme, ndërsa ka theksuar se inflacioni vjetor është mesatarisht 2.2%.

Sipas tij, presionet inflacioniste janë në rënie. Duke folur për situatën aktuale të Lekut, Fullani tha se kursi i këmbimit valutor është qetësuar tashmë dhe se janë shtuar kreditimet në monedhën tonë kombëtare.

“Depozitat në Lekë janë të qëndrueshme. Kursi i këmbimit të lihet i qetë”, tha Fullani në një konferencë për shtyp. Guvernatori i Shqipërisë tha gjithashtu se eksportet kanë pësuar rënie prej 7% që prej vitit të kaluar.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›