Elbasan, ndjehen lëkundje të lehta tërmeti
ELBASAN- Lëkundje të lehta sizmike janë regjistruar edhe ditën e sotme në pjesën jugore të Elbasanit. Sipas informacionit zyrtar nga Instituti Sizmiologjik, tërmeti ka rënë rreth orës 14:20 minuta dhe vatra e tij ka qënë 5 km në jug të Elbasanit në fshatin Shelcan me mganitudë 3.2 te shkalles rihter.
Sipas Institutit Sizmiologjik nuk ka patur njoftime për dëme materiale apo të lënduar në njerëz, pasi lekundjet kane qene me nje intensitet të ulët. Lëkundjet e sotme pasojnë ato të ditës së djeshme, të cilat kanë pasur një magnitudë më të lartë prej 3.8 të shkallës rihter, lokalizuar në Steblevë me një intensitet prej 5 ballë që është ndjerë edhe në kryeqytet.
(el.me/news24/BalkanWeb)