E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia beratasi i dënuar për prostitucion

TIRANË - Interpol Tirana bëri të ditur se ka ekstraduar nga Italia një shtetas të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion. 41 vjeçar nga Berati, Kastriot Frashëri në bashkëpunim me gruan dhe motrën e tij, kanë detyruar me anë të forcës, shtetasen me inicialet E. A. të ushtrojë prostitucion në Itali.

Për këtë vepër penale, kryer në vitin 1999, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje në vitin 2004 bazuar në prova e ka shpallur fajtor Frashërin për "shfrytëzim prostitucioni" dhe e ka dënuar me 12 vjet heqje lirie. Autori që në atë kohë nuk ndodhej në Shqipëri dhe u shpall në kërkim. Pas 5 vitesh arrati, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Roma u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë të shtetasit Kastriot Frashëri.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›