E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e Korçës kërkesë Blushit për kandidim

Partia Socialiste i rrethit të Korçës i ka kërkuar deputetit të saj Ben Blushi të kandidojë për kreun e PS-së. I kontaktuar nga "Ora News" deputeti Blushi ka komentuar kërkesën e PS-së së Korçës duke shtuar se do të flas në kongresin e 29 gushtit. Ndër të tjersha Blushi shtoi se statute i partisë ka nevojë për ndryshim dhe se ai do të paraqesë një platformë në kongres për një PS-së më demokratike.
Ndërkohë kreu aktual i Partisë Socialiste Edi Rama është shprehur në një intervistë për gazetën "Shekulli" se është pro mendimit ndryshe në PS-së por është kundër paraqitjes së platformës së Blushit në kongres sepse do t'i vinte delegatët kundër njëri-tjetrit. Deri më tani dy janë kandidaturat për krun e Partisë Socialiste a i kreut actual Rama dhe a ii deputetit socialist Arben Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›