Ekstradohet nga Milano ish-bosi i firmës piramidale
Ai ishte arrestuar pak kohë më parë në qytetin e Milanos në Itali. Ai duke qenë ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “Univers” me seli në Vorë të Tiranës, ka filluar aktivitetin kriminal të mashtrimit në formën e huamarrjes.
TIRANE-Ekstradohet nga Italia ish-bosi i firmës piramidale “Univers”, i dënuar për mashtrim. Ahmet (Amedeo) Baçi u soll nga agjentët e Interpol Tirana me pranga në duar në aeroportin e Rinasit. Ai ishte arrestuar pak kohë më parë në qytetin e Milanos në Itali për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë. Me 15 shkurt të vitit 2001, me vendimin nr. 122, Baçi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 13 vjet burg për “vjedhje me anë të mashtrimit”. Në vendimin e gjykatës thuhet se në muajin mars 1994, Ahmet Baçi duke qenë ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “Univers” me seli në Vorë të Tiranës, ku ka filluar aktivitetin kriminal të mashtrimit në formën e huamarrjes. Ai u premtonte qytetarëve që paratë e tyre do t’i investonte në aktivitete fitimprurëse dhe lekët do tua kthente me një interes tejet të lartë. Këtë aktivitet kriminal e ka kryer përgjatë viteve 1994-1997. Në këtë mënyrë ai ka vjedhur pasurinë e 160 personave, e cila është vlerësuar në një shumë totale prej 2.436.361 USD.
(d.b/BalkanWeb)