E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga SHBA-te i denuari per vrasje

Interpoli ekstradoi sot shtetasi Leke Ndre Suka i cili eshte denuar me burg nga drejtesia shqiptare. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder me nje vendim te vitit 2002 e ka denuar kete shtetas me 16 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me dashje ne bashkepunim.

Me date 13.02.1994 ne fshatin Boric i Vogel Malesi e Madhe te rrethit Shkoder shtetasi Leke Suka dhe vellai i tij Pellumb Suka kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te shtetasit Gjon Mici dhe motres se tyre Gjelina Lulashi duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ngjarja ka ndodhur ne mesdite ndersa dy viktimat po ktheheshin nga nje vizite tek nje i njohur i tyre.

Shtetasit Leke dhe Pellumb Suka te cilet i kane zene prite dy viktimave kane qelluar ne drejtim te tyre me arme zjarri. Viktima Gjon i cili ishte i martuar dhe kishte tre femije kishte disa muaj qe bashkejetonte me motren e autoreve te krimit viktimen Gjelina Lulashi se ciles i kishte premtuar se do te divorcohej me bashkeshorten e do te martohej me te. Ky fakt nuk eshte pranuar nga te dy familjet dhe cdo tentative e tyre per tu pajtuar ka deshtuar.

2010-09-24 1451

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›