E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapin tunel per te grabitur banken ne pranga qiramarresit



Artan CENA
TIRANE - Per pak minuta do te beheshin milionere por gjithcka u ka shkuar kot pasi jane kapur nga policia. Si ne film dy persona kishin bere gati skemen per te vjedhur nje banke. Te armatosur me dalta matrapik doreza kamera vezhgimi e sende te tjera Tahir Beleku dhe Taulant Troplini per pak do te grabitnin nje prej degeve te bankes Intessa San Paulo e ndodhur te pallatet 9-kateshe. Por zhurmat e bera nga ata gjate nates i kane nxjerre zbuluar. Qytetaret kane njoftuar policine dhe keta te fundit kane nisur hetimet. Dy te arrestuarit dhe persona te tjere qe sipas policise jane duke u hetuar kishin marre me qira nje dyqan te vogel. Ata kishin me shume se 4 muaj qe kishin nisur punimet ne dyqan dhe thoshin se ishin duke e rregulluar. Te arrestuarit kishin siguruar dhe nje harte te bankes dhe po punonin ne tavanin e arkivit te bankes qe i binte dyshemeja e dyqanit. Por hetimet e policise kishin zbuluar se ata po beheshin gati te grabitnin banken.
OPERACIONI
Drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj ka bere te ditur gjate dites se djeshme se operacionin eshte ndermarre gjate oreve te para te mengjesit ndaj personave te cilet po pergatiteshin te vidhnin nje banke ne kryeqytet. Ishte operacioni i koduar Urithi qe ka cuar ne pranga me akuzen e tentatives per te grabitur banken. Aksioni eshte zhvilluar ne Rrugen e Barrikadave prane 9-katesheve ne kryeqytet. Eshte tentuar te vidhet nepermjet hapjes se nje tuneli nje nga filialet e Bankes Intessa San Paulo. Pas marrjes se informacioneve nga efektivet e seksionit kunder vjedhjeve me dhune dhe me arme u arrit parandalimi i nje tentative vjedhjeve te nje banke ne Tirane. Pas nje hetimi intensiv jane kapur ne flagrance autoret Tahir Beleku 50 vjec lindur e banues ne Tirane me precedente te meparshem penale dhe Taulant Troplini 36 vjec lindur e banues ne Tirane i proceduar me pare per vepren penale te vjedhjes me arme. Nuk dihet ende se si 50-vjecari Belegu dhe bashkepunetori i tij e kane siguruar harten e rezervuar te bankes por ata ishin te sakte ne punen qe po benin.
HETIMET
Dy te arrestuarit per nje periudhe rreth 4-mujore kishin marre me qira nje ambient pas filialit te Bankes Intessa San Paulo me synim hapjen e nje tuneli qe te con ne ambientet e brendshme te bankes. Pas nje hetimi njemujor ne bashkepunim dhe me forcat repartit RENEA jane vene ne pranga dy te dyshuarit gjate momenteve te kryerjes se punimeve per hapjen e tunelit i cili ishte i hapur ne ate mase dhe kishte kontakt vizual me banken. Hetimet dhe arrestimi i tyre eshte bere dhe ne bashkepunim me Sherbimin e Ruajtjes dhe Sigurise Fizike te bankes. Ata kane ndihmuar ne ndjekjen e informacionit dhe finalizimin me sukses te aksionit qe coi ne kapjen e tyre.

Box
SEKUESTRIMET
Gjate operacionit policia ka sekuestruar ne vendin e ngjarjes ne cilesine e proves materiale nje pako me doreza me synim moslenien e gjurmeve kamera me fibra optike video regjistrues radio komunikimi ne distance pajisje oksigjeni per prerjen e metaleve automjetin tip Benz gershere metalprerese mjete dhe vegla pune te ndryshme me bateri dhe energji elektrike mjete prej gome etj. mjete te cilat autoret i perdornin per hapjen e tunelit pa krijuar zhurme.

Box
BASHKEPUNETORET
Prokuroria dhe policia kane dyshime se dy te arrestuarit kane edhe bashkepunetore te tjere identifikimi i te cileve shpresohet te kryhet sa me shpejt. Nga ana e tij drejtori i Policise se Tiranes nuk dha asnje te dhene nese behet fjale per ndonje grup grabitesish. Ajo qe dihet eshte se dy te arrestuarit jane me precedente penale per droge dhe grabitje.

Pranga kosovarit grabiti 500 mije euro ne nje banke daneze
ZYRIH - Nje shqiptar nga Kosova eshte arrestuar ne Zyrih i dyshuar si organizator ne grabitjen e nje banke ne Danimarke. Policia zvicerane e arrestoi shtetasin kosovar pas nje flete-arresti nderkombetar pas akuzave per pjesemarrje ne grabitjen e rreth gjysme milioni eurove ne nje banke ne Kopenhage. 27-vjecari u eshte dorezuar autoriteteve daneze ndersa ne grabitje dyshohet edhe per perfshirjen e 3 personave te tjere. Grabitja kishte ndodhur gjate ketij viti kur kater persona te maskuar grabiten banken daneze nen kercenimin e armeve.

Para false dy te rinj vihen ne pranga ne autostrade
TIRANE - Dy te rinj jane vene ne pranga nga policia pasi akuzohen per falsifikim te parave. Ne kuader te operacionit te koduar Kalaja i realizuar nga specialistet e seksionit kunder krimit ekonomik financiar ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se qarkut Durres eshte bere arrestimi ne flagrance i Artur Bushit 19 vjec lindur ne Kruje dhe banues ne fshati Bilaj Fushe-Kruje si dhe Arben Dobrozit 34 vjec banues ne fshatin Bilaj Fushe-Kruje. Venia ne pranga e tyre eshte bere ne saje te informacioneve te marra gjate bashkepunimit me Komisariatin e Policise Fushe-Kruje. Sipas policise dy te ndaluarit po qarkullonin me automjetin tip Volks//vagen Pasat me targa KR 7083 A. Gjate kontrollit te ushtruar nga policia jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 22 kartemonedha te prerjes 1000 lekeshe te cilat dyshohen te jene te falsifikuara. Gjate aksionit jane sekuestruar dy cope kartemonedha te prerjes 5000 lekeshe kater cope kartemonedha te prerjes 2000 lekeshe gjashte cope kartemonedha te prerjes 1000 lekeshe dhjete cope kartemonedha te prerjes 500 lekeshe. Pas arrestimit te tyre dosja me materiale ne ngarkim te tyre i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Dy shqiptare ne pranga kapen 68 kg heroine e kokaine

MILANO - Nje operacion antidroge ne Milano te Italise ka cuar ne sekuestrimin e 68 kg lende narkotike si dhe ne arrestimin e tete personave 3 shqiptare dhe 5 italiane. Operacioni eshte ekzekutuar mes provincave Monza-Brianza dhe Komo te Milanos. Nuk behen te ditur emrat e te arrestuarve. Nga 68 kg lende narkotike 48 kg ishin heroine dhe 2 ishin kokaine. Policia italiane ka arritur te sekuestroje dhe laboratorin ne te cilin punohej lenda narkotike qe ishte ndertuar brenda nje autokarroje ne te cilen ishin vendosur te gjitha pajisjet e domosdoshme per te pergatitur lenden narkotike. Droga e sekuestruar ne treg ishte destinuar per tregun lombard dhe kap vleren e 2 milione eurove bejne te ditur mediat italiane.

23 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›