E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuneli ne burg te ndalurit Po fusnim kasaforte

Gjykata me kerkese te Prokurorise caktoi masen e arrestit me burg ndaj shtetasve Tahir Belegu dhe Taulant Troplini me akuzen e Vjedhjes se mbetur ne tentative.

Dy personat e arrestuar kishin marre me qira nje dyqan ne Tirane kater muaj me pare dhe prej asaj kohe kishin nisur hapjen e nje tuneli. Plani i tyre deshtoi pasi u zbulua nga Policia e Tiranes e cila para tre ditesh beri arrestimin e tyre pas nje hetimi njemujor.

Nje nga te dyshuarit Tahir Belegu mesohet te kete deklaruar para hetuesve se germimet brenda mjedisit te marre me qira ishin per vendosjen e nje kasaforte per ruajtjen e parave te tij.

Ndersa i dyshuari tjeter Troplini nuk ka preferuar te flase shume per akuzen e ngritur ndaj tij. Grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e ceshtjes ka ngritur dyshime se ne kete ngjarje mund te jene perfshire edhe persona te tjere.

2010-09-24 1519

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›