E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet, prostituoi një vajzë 3 vjet në Torino pasi i premtoi martesë me vëllanë

Tiranë, 5 maj, NOA - I premtoi një jetë të lumtur përtej detit, duke e bërë të besonte se do të bëhej kunata e tij pasi ta martonte me të vëllanë në Itali.

Deri këtu, gjithçka dukej e bukur për vajzën me inicialet J.A,, derisa ka prekur tokën fqinje ku jo vetëm që nuk e priste ndonjë martesë, por do të ishte fillimi i një tmerri pa fund për të, mes dhunimesh fizike dhe detyrimi për të ushtruar prostitucion rrugëve të Torinos nga dy vëllezërit që i premtuan lumturinë.

Gjithçka ndodhi 14 vjet më parë, ndërsa vajza e lartpërmendur për tre vjet me radhë punoi si prostitutë, ndërsa tutori i saj, pikërisht ai që i kishte premtuar martesën me të vëllanë, u shpall në kërkim ndërkombëtar për vite të tëra dhe vetëm sot, do të mundësohej ekstradimi i tij në Shqipëri nga Milano e Italisë.

Fjala është për 42-vjeçarin Ferdinand Etemaj nga Berati, ndaj të cilit gjykata ka vendosur një masë dënimi për 9 vjet burg me anë të një vendimi të vitit 2004, pas denoncimit të vajzës që u trafikua për qëllime prostitucioni.

Ndaj tij rëndon vepra penale e Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a , pika 1 dhe 4 të Kodit Penal, ndërsa sot ai iu dorëzua autoriteteve shqiptare nga ato italiane falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›