E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetë specializantë, fëmijë të profesorëve

Një grup i mjekëve të përgjithshëm, që ishin pjesë e rregullt e konkursit të specializimeve, kanë shprehur sot pakënaqësitë dhe ankesat e tyre përmes një proteste para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kanë kërkuar nga ministri Bujar Bukoshi që të anulojë këtë konkurs në nivel të QKUK-së, pasi sipas tyre ka pasur shumë parregullsi.

Emrat e 25 specializantëve të pranuar tashmë janë paraqitur në QKUK, mirëpo aty nuk figurojnë edhe pikët me të cilat janë pranuar. E gjithë kjo ka nxitur dyshime te mëse 100 aplikantë të tjerë, të cilëve nuk iu figuron emri në listë.

“Kemi dalë të protestojmë për shkak të parregullsive, të shkeljeve që janë bërë pothuajse në të gjitha komunat përveç në QKU. Në QKU janë pranuar 45 vetë, përafërsisht 10 prej tyre janë fëmijë të profesorëve”, ka thënë Shpejtim Hajdari, përfaqësues i Këshillit Organizativ të Protestës, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, në konkurs nuk janë marrë parasysh kriteret bazë si mosha, nota mesatare dhe përvoja.

Ministri i Shëndetësisë Bujar Bukoshi, i ka pranuar në takim protestuesit, me ç’rast ka premtuar se në një kohë shumë të shkurtër do të rishqyrtohen kërkesat e protestuesve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›