E Diel, 1 Nëntor 2026

Forumi i Krans Montanës sërish në Tiranë, Berisha: Kemi potenciale të mëdha

Tiranë, 6 maj, NOA - Forumi i Krans Montanës do të zhvillojë edicionin e tij të ri në Tiranë dhe për këtë, është përshëndetur nga vetë kryeministri Sali Berisha.

Në një pritje të posaçme për organizatorët, themeluesi i këtij Forumi Jean Paul Carteron, duke marrë fjalën u shpreh se Shqipëria po ecën përpara pozitivisht, pavarësisht vështirësive të krizës botërore dhe se liderët në fushën e biznesit po kthejnë gjithnjë e më tepër sytë nga ky vend për të projektuar investimet e tyre.

Ndërsa kryeministri Berisha siguroi se qeveria shqiptare dhe të gjitha agjencitë e këtij vendi do të bëjnë më të mirën, për të mbështetur të gjithë investitorët e huaj në projektet e tyre, në mënyrë që atë të kenë një histori suksesi në këtë vend.

Forumi i Crans Montana-s tashmë është bërë një traditë e përvitshme në Shqipëri. Ky forum i ka siguruar vendit tim një mbështetje shumë të rëndësishme, duke inkurajuar investitorët nga e gjithë Europa të konsiderojnë, të sjellin projektet e tyre në vendin tim, tha Berisha mes të tjerash.

Më pas, ai shtoi se pavarësisht shqetësimeve serioze që ekzistojnë sot në zonën euro, ekonomia jonë përfundimisht është një ekonomi e eurizuar, nuk jemi në zonën euro por jemi të eurizuar. Stabiliteti ynë makroekonomik u mbajt mirë, monedha jonë rezistoi më mirë se çdo monedhë tjetër në rajon.

Në fund, shtoi se Shqipëria nuk është një vend i madh, por është një vend me potenciale të mëdha.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›