Ekstrakti pronësor i gjithë-pushteteve të despotit Sali Berisha
Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar si rrezik dhe kërcënim serioz kombëtar: Kryeministri Sali Berisha, i ka tashmë të gjithë pushtet në dorë. Ky njeri i konfirmuar si antishqiptar, ka mundur më së fundi të rikthehet në fuqinë dhe praktikat e viteve të pushtet-sundimit xhungël të viteve 1992-1997. Brenda 24 orëve, ai ka marrë nën kontroll absolut dhe dy pushtete të tjerë të fuqishëm, të cilët kishin mbetur jashtë kontrollit të tij, Janë dy pushtete përcaktuese, që kanë lidhje me krye-drejtësinë dhe me krye-sigurinë kombëtare.
- Në datën 8 gusht, presidenti i Republikës së PD-LSI, busti Bujar Nishani vet-shpalli si N/Kryetar të KLD një lolo, një pjesëtar e shërbëtor të bindur të pushtet-familjes mafioze Berisha-Meta-Topalli si dhe konfirmoi KL si strukturë të bindur të pushtetit SALI, duke i shtuar dhe një pronë-pushteti shefit të tij Sali Berisha. Sot nuk kemi Këshill të Lartë Drejtësie me kryetar, nënkryetar e anëtarë të pavarur, por kemi veçse një seksion partie të PD, të komanduar nga Sali Berisha.
- Në datën 9 gusht, vetëm 24 orë më pas, presidenti i Republikës së PD, kukulla Bujar Nishani, shtoi ekstraktin pronësor të pushteteve të Sulltan Saliut, duke vet-shpallur si kryetar të SHISH, një militant të PD, një vegël qorre të kupolës së ish-SHIK-ut famëkeq të viteve 1992-1997, kur pushteti kriminal Berisha furnizonte Serbinë me naftë, municion e armë që masakruan, vranë e zhdukën 190 mijë shqiptarë, që dogjën e vranë dhe familjen JASHARI. Sot nuk kemi më SHISH të pavarur ligjor e me funksione kushtetuese, por kemi SHISH strukturë politike të PD, tipik si SHIK-u GAZIDEDE i viteve kur rriheshin, burgoseshin, rrëmbeheshin, vriteshin e zhdukeshin gazetarë, politikanë, intelektualë e biznesmenë, kur bastiseshin e digjeshin shtëpi dhe zyra opozitarësh e gazetarësh, kur lejoheshin shërbimet sekrete greke, ruse, serbe, bullgare, maqedonase etj, të komandonin politikat e jashtme shtetërore e ato të sigurisë kombëtare shqiptare.
Nuk e dimë, nëse ndoshta nesër në datën 10 gusht 2012, presidenti i PD zoti Nishani (Mehmeti) mund të dekretoj me gojë dhënien e ndonjë një pushteti tjetër për sundimtarin Sali Berisha. Por dimë faktin, që pas 3 muajsh ky president bust ka dhënë sinjalin e hapur publik në media, që do ti dekretoj Sali Berishës edhe marrjen e pushtetit të Prokurorit të Përgjithshme, këtij pushteti drejtësie, me të cilin Sali Berisha, gruaja, fëmijët, dhëndri, ministrat, deputetët, ortakët e tij mafioz serbë, grekë, libian, egjiptian, azerbajxhanas, kosovarë, sirianë, rusë, italianë, maqedonas, rumunë, bullgarë, austriakë etj, etj, kanë shumë llogari të hapura me dosje krimesh nga të gjithë ngjyrat. Edhe ky front i pakapur drejtësie, jemi të bindur tashmë, që pas 3 muajsh do të jetë bandë politike e Sali Berishës.
Mund të më konsideroni cinik e anormal, por konstatoj se tashmë gjendemi përballë faktit dhe situatës alarmante, të instalimit të një pushteti e shteti JUNT në Shqipëri, me sundim absolut të një individi DESPOT dhe të familjeje mafioze, të quajtur Berisha. Alarmi jepet, mbasi ky sundim kontrollohet totalisht nga Sali Ram Berisha, i ekzaminuar dhe i skeduar që prej vitit 1972 e deri sot, me këtë kartelë mjekësore: Me tru e ndjenja sadisti. Individ e plak egoist krejt i shfrenuar dhe i sëmurë për karrierë. I çmendur, hakmarrës, i papërgjegjshëm, i babëzitur për sundim personal. Psiko-delirant në çdo synim, fjalë e veprim që kryen. I pandalshëm e pasionant deri në këmbëngulje dhe kënaqësi ekstreme për të ideuar, nxitur e kryer çdo lloj krimi, mjafton të ketë lidhje me interesat, hegjemoninë, mbrojtjen dhe fuqizimin e sundimit të tij. Po bëjmë vetëm një ballafaqim: Sali Berisha kur ishte 8 në opozitë pa asnjë pushtet dhe ushtronte dhunë mbi institucionet e kundër kujtdo që i dilte ndesh. Po tani, që zotëron gjithë pushtetet, çfarë mund të bëj vallë kjo specie barbare dhe e çekuilibruar mendërisht?! Nuk ka asnjë dyshim që do bëjë ato që ka bërë në vitet 1992-1997, madje akoma më tepër, sepse tashmë ka në kontroll familjar e klanor dhe pushtetin mafioz ekonomik e financiar të vendit.
Ky individ që komandohet vetëm nga psikoza dhe ndjenja prej DESPOTI absolut e të përjetshëm aktualisht komandon e bën gjithçka në këtë vend: jep gjithë urdhrat, nxjerr gjithë vendimet, bën gjithë ligjet, vendos gjithë vulat e firmat që kanë lidhje me fatet e këtij vendi e të këtij populli. Ky sulltan, brenda 20 ditësh ka marrë në kontroll 3 pushtete kryesore, përcaktuese për zhvillimet dhe fatet e vendit: Presidentin, Presidencën, KLD, kreun e SHISH dhe SHISH. Kujtojmë, që për ti futur në kthetra edhe këto pushtete sipërore, Sali Berisha është përleshur për 7 vite radhazi në mënyrë anti-kushtetuese, amorale, banditeske e rrugaçërore me drejtuesit e këtyre 3 pushteteve, madje duke shpërfillur dhe BE e SHBA. Po çfarë pushteti, i ka mbetur pa marrë Sali Berishës? Sipas evidentimit, nuk i ka mbetur asnjw pushtet pa patur nën kontroll e përdorim
- Postin e kryeministrit e ka në pronësi e përdorim privat Sali Berisha.
- Këshillin e ministrave e ka në pronësi e përdorim privat Sali Berisha.
- Kushtetutën e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha
- Parlamentin Shqiptar e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- Kryetaren e Parlamentit e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- Të 15 ministrat i ka nën urdhër e përdorim privat Sali Berisha.
- Presidentin e Republikës e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- Kryetarin e KLD e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- Nën/kryetarin e KLD e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- Anëtarët e KLD, provuan me vota unanime janë pronë e Sali Berishës.
- Kryetarin e SHISH, anëtar i PD e ka në kontroll e përdorim Sali Berisha.
- Gjykatën e Lartë e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
- Gjykatën Kushtetuese e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
- KQZ e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- Kontrollin e Lartë të Shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
- Guverantorin e Bankës e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
- INSTAT-in e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- Bankat i ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- TVSH e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- Diplomacinë e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
- Policinë e shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
