E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Fatbardha Tafës. Një vit më parë u arrestua për armëmbajtje pa leje

Personi ishte me precedentë penalë për grabitje me dhunë, prishje të qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje. Ishte dënuar vetëm gjashtë muaj për armbëmbajtje pa leje. Dyshohej se ishte përdorues i marihuanës

Policia ka bërë me dije se ka vënë në pranga Aldo Hoxhën, personin e akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës gjatë një tentative grabitje në vendin e njohur si Fusha e Aviacionit.

Policia kishte deklaruar më parë se ishte pranë arrestimit të të dyshuarit, por po priste edhe disa verifikime të mëtejshme. Ai është arrestuar nga komisariatin numër 3. Mes qindra të shoqëruarve ka qenë edhe 20 vjeçari Hoxha. Megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të policisë.(VIJON)

Mësohet se prej 72 orësh ai mbahej nën vëzhgim, dhe policia ishte në pritje të firmosjes së urdhër-arrestit nga Prokuroria. Arrestimi i tij u bë pasi policia gjeti gjurmë gjaku në një kapele të gjetur në banesën e tij, e cila pas ekspertizës në laborator, rezultoi se ka një përputhje mes këtyre njollave dhe grupit të gjakut të viktimës dhe motrës së saj që mbeti e plagosur.

20 vjeçari Aldo Hoxha, është i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatbardha Tafës e dhe plagosjes së motrës së saj më 7 gusht në tentativën për t`i grabitur varësen e floririt dhe çantën. Dy motrat, Fatbardha Tafa, 38 vjeçe dhe Lumturie Gjana kishin dalë për të bërë xhiron e mbrëmjes në shëtitoren pranë ish- fushës së Aviacionit kur janë bërë pre e grabitjes nga dy të rinj të cilët lëviznin me motoçikletë.

Por për policinë emri i 20 vjecarit nuk është i panjohur pasi më 21 shtator 2011 ai ishte arrestuar ne po te njëjtën zone, për armëmbajtje pa leje, akuzë për të cilën kishte kryer dhe dënimin. Ai është arrestuar edhe për grabitje me dhunë më parë si dhe për prishje të qetësisë publike. Ai ishte dënuar me vetëm gjashtë muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në qershor kishte dalë nga burgu.

Ka raportime se ishte përdorues i marihuanës.

Ndërkaq mësohet se policia është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit me të cilin u larguan nga vendi i ngjarjes, menjëherë pasi qëlloi me thikë Fatbardha Tafën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›