Mitrovice EULEX arreston nje tjeter person
Njesite speciale te Policise se EULEX-it kane arrestuar edhe nje person ne veri te Mitrovices i cili ishte paraqitur ne stacionin e Policise.
EULEX-i permes nje njoftimi per media beri te ditur se personi i arrestuar eshte i moshes 30-vjecare dhe perballet me akuza si kercenim ndaj zyrtarit publik posedim te paautorizuar te armeve dhe pengim te personave zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare.
Hetimi sipas Telegraf eshte duke u realizuar nga policia e EULEX-it nen mbikeqyrjen e nje prokurori te EULEX-it ne Gjykaten e Qarkut ne Mitrovice nderkaq edhe urdher arresti eshte leshuar nga nje gjykates i procedures paraprake te EULEX-it ne Gjykaten e Qarkut ne Mitrovice.