E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Ligj per statusin e veteraneve te UCK-se

Nga nje janari i vitit te ardhshem do te hyje ne fuqi ligji mbi statusin e te drejtave te invalideve veteraneve dhe pjesetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Kete e ka bere te ditur kryeministri i Kosoves Hashim Thaci pas takimit qe ka zhvilluar me perfaqesuesit e shoqatave te dala nga lufta. Thaci tha se jane siguruar edhe mjetet buxhetore keshtu qe nga fillimi i vitit te ardhshem do te kete edhe rritje te pagesave me 50 per te gjitha familjet e deshmoreve dhe invalideve te luftes.

Nga ana tjeter Muharrem Xhemajli nga Organizata e Veteraneve dhe Invalideve te luftes ka thene se kane kerkuar nga Qeveria qe ligji te zbatohet sa me shpejt. Xhemajli ka kerkuar qe kete pension ta gezojne edhe ata pjesetare qe skane qene antare te TMK-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›