E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekuador, rrëmbehen gruaja dhe djali i futbollistit Jackson Rodriguez

Gruaja dhe djali 5-vjeçar i futbollistit ekuadorian, Jackson Rodriguez janë rrëmbyer. Sipas policisë lokale, disa persona hynë në shtëpinë e tyre në kërkim të mbrojtësit të Emelec, i cili u tha hetuesve se ishte fshehur nën një shtrat kur dëgjoi se dera e përparme e shtëpisë ishte thyer.

Kriminelët fillimisht vodhën bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, më pas rrëmbyen gruan dhe djalin e Rodriguez pasi e pyetën gruan nëse futbollisti ishte në shtëpi. Sipas policisë, Rodríguez pa nga një dritare individët që iknin me një kamionçinë gri.

“Rrëmbimi ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm, të mërkurën, 23 prill, në qytetin bregdetar të Guayaquil”, tha shefi i policisë Edison Rodriguez. Muajt ​​e fundit, Ekuadori është goditur nga një valë dhune dhe qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›