E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekuadori nuk ekstradon Barankoun

Një gjyqtar në gjykatën më të lartë të Ekuadorit ka refuzuar kërkesën e Bjellorusisë për ekstradimin e një ish hetuesi të policisë, i cili kërkohet nga autoritetet bjelloruse nën dyshimet për mashtrim dhe grabitje.

Gjyqtari Karlos Ramirez i Gjykatës Kombëtare të Drejtësisë vendosi se statusi i refugjatit politik që i është dhënë Aleksandër Barankous, ishte i justifikuar, dhe e urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Barankou 30-vjeçar, të cilit i është dhënë azil në Ekuador në vitin 2010, tha se ka ikur nga Bjellorusia pas zbulimit të një rrjeti të kontrabandës së naftës që përfshin zyrtarë të lartë të regjimit autoritar të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Ai thotë se jeta e tij mund të rrezikohet nëse kthehet në vendin e tij.

Rasti Barankou fitoi rëndësi pasi Ekuadori i dha azil themeluesit të WikiLeaks Juliane Assange, duke thënë se ai përballet me rrezikun e një gjykimi të padrejtë dhe një dënimi të mundshëm me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›