E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 9 ushtarë pakistanezë

Të paktën nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë nga një sulm i militantëve talibanë në një rajon të largët fisnor në kufi me Afganistanin.

Radio Mashal raporton se luftimet kanë nisur sot në mëngjes mes forcave të sigurisë së Pakistanit dhe luftëtarëve të Tehreek-e Taliban në zonën malore të Badarit në jug të Vaziristanit.

Raportet e tjera thonë se luftëtarët talibanë kanë sulmuar një postbllok të ushtrisë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se të paktën nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë, dhe të paktën tetë luftëtarë talibanë, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë.

Një zëdhënës i talibanëve tha se militantët i kanë vrarë 12 ushtarë.

Vaziristani Jugor ka qenë arenë e një operacioni masiv të qeverisë kundër militantëve në vitin 2009, por, kontrolli i ushtrisë mbi rajonin, raportohet se ka mbetur i dobët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›