E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendje e jashtëzakonshme në ishullin Rodos

Në ishullin Rodos është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarrit të madh, njoftojnë mediat greke.

Autoritetet konsiderojnë se zjarri është vënë me qëllim sepse paraprakisht javën e kaluar persona të panjohur katër herë tentuan që t`i vënë zjarrin në të njëjtin rajon pyjor.

Flakët e zjarrit kanë shaktërruar 2.000 hektarë pyje.

Zjarre në Greqi kanë shpërthyer në ishujt e Kretës, Hidrës, Zakintos në rajonin e Olimpisë së lashtë, Andravidës dhe në gadishullin e Peleponezit.

Mbrojta civile greke sot paralajmëroi për rritjen e rrezikut nga zjarret në tërë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›