E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi I dhunonte motren masakron me thike kunatin

Policia ka vene ne pranga 35-vjecarin Astrit Elezi 39-vjecari Xhevdet Xhepa u vra nga vellai i bashkeshortes pas ankesave te kesaj te fundit per dhune fizike dhe psikologjike

Krimi brenda familjes ka tronditur serish diten e djeshme kryeqytetin. Vellai ka masakruar me thike burrin e motres. Ngjarja mesohet te kete ndodhur pas nje sherri ne nje lokal ne zonen periferike te Zall-Herrit ne Tirane. Policia ben me dije se 35-vjecari Astrit Elezi ka qelluar me thike kunatin e tij Xhevdet Xhepa duke e lene kete te fundit te vdekur ne vend. Shkak i konfliktit qe ka gjeneruar me pas ne perplasje me thika mesohet te kene qene ankesat e motres se autorit te krimit per ushtrim dhune nga bashkeshorti i saj.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1530 te dites se djeshme. Dy kuneterit jane takuar ne nje nga lokalet ne Zall-Herr per te sqaruar disa konflikte familjare. Por sqarimi ka gjeneruar ne grindje e me pas ne perplasje me thika. Nga deshmite ne vendngjarje mesohet se autori i vrasjes 35-vjecari Astrit Elezi po i kerkonte llogari kunatit ne lidhje me marredhenien ne cift mes tij dhe bashkeshortes qe eshte motra e 35-vjecarit. Kjo e fundit i eshte ankuar te vellait se dhunohej sistematikisht nga bashkeshorti. Nga deshmite policia ben me dije se gjakrat midis dy kuneterve jane nxehur ku ne nje moment 35-vjecari Elezi ka nxjerre nje thike dhe ka qelluar burrin e motres. Pasi e ka qelluar disa here me thike 35-vjecari eshte larguar menjehere nga vendngjarja duke e lene kunatin te mbuluar nga nje pellg gjaku. Deshmitare te rastit qe kane pare skemen e krimit kane lajmeruar policine. 39-vjecari Xhevdet Xhepa viktima e perplasjes me thike eshte nisur drejt Spitalit Ushtarak po per shkak te plageve te mara ka humbur shume gjak dhe nuk ka mundur te mbijetoje. Rastet e krimit brenda familjes per motive nga me banalet jane bere shqetesuese kohet e fundit. Megjithese pritej qe bilanci i krimeve te ulej pas muajve te veres ngjarjet e renda qe ndodhin cdo dite i hedhin poshte parashikimet. Qe nga muaji janar e deri me tetor numerohen ne blloqet e policise se shtetit mbi 100 vrasje. Viti ende nuk ka mbaruar dhe cdo dite qe kalon lista zgjatet me shume.

Arrestimi i autorit

Menjehere pas njoftimit policia ka shkuar ne vendngjarje. Pas keqyrjes policia ka vene ne pranga autorin e krimit. Sipas policise i dyshuari i vetem per vrasjen e 39-vjecarit Xhevdet Xhepa kunati i tij Astrit Elezi u arrestua ne Tapize pak ore pas ngjarjes. 35-vjecari mesohet se e ka pranuar krimin. Sipas policise motra e 35-vjecarit i ishte ankuar te vellait per krizen qe po kalonte me bashkeshortin dhe qe bashkeshorti e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht. Ky mbetet per momentin shkaku kryesor i vrasjes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›