E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uollfarth Arsimohuni qe te jeni pjese e Bashkimit Evropian

Edukimi eshte thelbesor ne ndertimin e nje qytetarie aktive

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Uollfarth ka shprehur domosdoshmeri per reformen e kurrikules se edukates qytetare ne menyre qe ajo te jete sa efektive per te rinjte aq edhe argetuese. Ne nje takim me nxenesit e klasave te nenta dhe te dhjeta te ardhur nga Vlora Kukesi dhe Tirana Uollfarthi theksoi se ndertimi i se ardhmes ka nevoje per qytetare aktive dhe arsimimi luan nje rol te rendesishem ne kete drejtim. Ne takim ka qene i pranishem dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj i cili ka folur per projektet qe priten te ndertohen ne te ardhmen. Veprimtaria u zhvillua ne kuadrin e projektit te Prezences Ndertimi i nje qytetarie aktive ne Shqiperi i cili synon te promovoje qytetarine aktive nepermjet sistemit arsimor.Ministri Tafaj e ka vleresuar kete organizim si shume te rendesishem per te kuptuar zhvillimin qe kane marre proceset arsimore ne vendin tone.

Takimi

Ambasadori Uollfarth ka theksuar rolin qe luan arsimimi qe ne moshen e vogel dhe qe eshte faktor kyc drejt nje shoqerie evropiane. Nese doni qe te beheni si gjithe Evropa atehere ndiqni procesin arsimor pasi ne kete menyre do te shkoni drejt zhvillimit tuaj shoqeror - tha Uollfarthi. Nga ana e tij ministri Myqerem Tafaj ka theksuar se reforma ne kurrikula ka nevoje per ekspertize te huaj per ato lende per te cilat eksperienca shqiptare eshte e kufizuar. Sipas ministrit do te hartohen programe per te bere qe sistemi arsimor ne Shqiperi te jete i njejte me sistemet me te zhvilluara ne vendet perendimore. Ne kete menyre jo vetem do te perparojme ne zhvillimin e arsimit por dhe vete nxenesit dhe studentet do te jene me te afte per te mesuar me teper - tha ministri Tafaj.

Gjithashtu Uollfarthi permendi se institucionet me te larta te shtetit do te kumbojne nga zerat e rinj te nxenesve te shkollave dhe se Shqiperia ka demokraci te re me popullsi te re dhe qe te dyja do te kontribuojne ne zhvillimin e se ardhmes. Edukimi eshte thelbesor ne ndertimin e nje qytetarie aktive - theksoi Uollfarthi ndersa ofroi mbeshtetjen e OSBE-se per perditesimin e kurrikules qytetare.

Aktiviteti

Rreth pesedhjete nxenes te klasave te nenta dhe te dhjeta nga Vlora Kukesi dhe Tirana u priten dje edhe nga Presidenti Topi Kryeministri Berisha Kryeparlamentarja Topalli dhe me anetaret e Gjykates Kushtetuese. Ky aktivitet eshte vleresuar nga te gjithe zyrtaret e larte te shtetit shqiptar dhe duhet pare si nje ide per te ardhmen. Nxenesit jane pershendetur dhe jane keshilluar qe te perpiqen shume per te ardhmen pasi ata do te jene elita e re e shtetit tone. Ky program pritet qe ne vitet e ardhshme te shtrihet ne te gjithe vendin pasi shikohet si nje bashkepunim qe kryejne institucionet shteterore me nxenesit e shkollave te ndryshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›