E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vlorë, ende asnjë i dyshuar

Ende asnjë autor i dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit një ditë më parë në Vlorë. Mësohet se policia ka sekuestruar telefonin e viktimës, kamerat e sigurisë që ndodheshin në afërsi të parkingut si dhe po merr në pyetje rojen, për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Pas ekzaminimit të këtyre provave pritet të ketë dhe një pistë zyrtare për vrasjen e emigrantit shqiptar, Agron Cela, i cili jetonte në Itali dhe sapo ishte kthyer në Vlorë sëbashku me familjen për të kaluar pushimet.

Ekzekutimi i tij u krye në hyrje të pallatit teksa ai po parkonte makinën pasi kishte futur në banesë bashkëshorten dhe fëmijët. Sipas dëshmive të para, autori i maskuar, e ka qëlluar atë disa herë duke i shkaktuar vdekjen. Sipas të njëjtave burimeve vrasësi është treguar gjakftohtë, pa treguar nervozizëm, ç’ka sipas hetimeve të para lë të dyshohet për një vrasës me pagesë.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›