E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pret damarët, 35-vjeçarja hidhet nga Ura e Bunës. Identifikohet viktima

SHKODER-Pret damarët dhe hidhet nga ura e Bunës. Kështu i dha fund jetës sot një vajzë 35-vjeçare në Shkodër, ndërsa policia po kërkon për trupin e së resë. Policia ka identifikuar edhe viktimën, bëhet fjalë për 35-vjecaren Shqiponja Muliaj nga Shkodra.

Shtetasja në fjalë pasi është pikasur nga peshkatarët që po tentonte të hidhej nga Ura e vjetër e Bunës, peshkatarët kanë tentuar që ta bindin 35-vjecaren që të mos hidhej, ndërkohë që kanë bërë edhe njoftimin në polici, gjatë mbërritjes së policisë tek vendi ku ndodhej 35-vjecarja kjo e fundit është vetëhedhur.

Pavarësisht se disa nga peshkatarët kanë tentuar ta nxjerrin nga uji duke bërë kërkuar, por ka qenë e kotë. Rrjedhja e lumit Buna e ka bërë të mandur shpëtimin e 35-vjecares nga të pranishmit. Ndërkaq, oficerët e policisë në vendngjarje kanë parë gjithë skenën pasi pak metra pa mbërritur tek 35-vjecarja ajo është vetëhedhur në lumin Buna. Familjar të 35 vjecares kanë mbërritur duke bërë edhe identifikimin e saj. Sipas dëshmitarëve okual 35-vjecarja bionde me trup të vogël ka qenë në gjendje të rëndë psiqike në momentet kur edhe ka kryer aktin e vetëhedhjes.

Nuk dihen cilat mund të kenë qenë arsyet që kanë cuar 35-vjecaren në kryerjen e këtij akti. Ndërkohë që pritet ardhja e polumbarëve për të bërë kërkime në shtratin e Lumit Buna.

Tre ditë më parë në afërsi të Deragjatit është gjetur trupi i pa jetë i një gruaje e cila ka qenë e shpallur e humbur nga familjaret pasi vuante nga sëmundje psiqike.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Divjakë, festonte ditëlindjen me shokët, vijojnë kërkimet për 25-vjecarin e mbytur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›